Barcelona i bën rreshtore Dembele-s, ja pse i ndalohet të fikë telefonin

14 Dhjetor 2018
19:07
back button

Ousmane Dembélé, më në fund po fillon të lërë gjurmë te Barcelona dhe goli fantastik i realizuar ndaj Tottenham e konfirmon më së miri këtë gjë. Nëse në fushë ylli francez i blerë nga klubi katalanas për të harruar Neymar, po servir performanca gjithmonë e më positive, problemet nisin larg terrenit të lojës. Stil jetese që nuk përputhet me një sportiest profesionist dhe me vonesat në stërvitje, më e fundit me dy orë, që i kushtoi një gjobë të madhe prej plot 100 mijë euro. Por Barcelona, veç sanksionimit të Dembélé, ka studiuar për atë masa të posaçme për të evituar përsëritjen e këtyre situatave.

Një gjobë prej 100 mijë euro, që mund të shndërrohet në dyfish ose trefish, në rast të vonesave të tjera, por asnjë pezullim për futbollistin 21-vjeçar. U vendos të mos rrezikohej me masa që të jepte reagimin e kundërt dhe negative në sjelljen e futbollistit të ri që ka nisur të impenjohet në mënyrë produktive me fanellën blaugrana të skuadrës katalanase. Nga ana tjetër, gjoba prej 100 mijë euro, për atë është hiç gjë kur kujtojmë se paguhet jo pak, por plot 9 milionë euro në vit.

Por përveç gjobës, sikurse njoftohet nga “Marca”, drejtuesit e Barcelonës me stafin teknik kanë adaptuar një seri me masa për të evituar përsëritjen e kësaj situate të pakëndshme. Një lloj kodi që Dembélé duhet të respektojë. Telashet e futbollistit lindin nga stili i tij i veçantë i jetës, dhe nga netët e gjata në videolojëra dhe në TV, me pasionin për serialet. Por, tashmë për sulmuesin francez duhet të ndryshojë muzika, sa për fillim nuk duhet të fikë kurrë më telefonin natën, dhe duhet ta ketë gjithmonë brenda rrezes së tij.

Motivi i këtij vendimi? Telefonatat konstate të Barcelonës, që do të kërkojë të dijë dhe konfirmojë se ku ndodhet Dembele në çdo moment. Në veçanti një anëtar i stafit teknik, do të telefonojë futbollistin francez çdo mëngjes, shumë përpara seancave stërvitore, në mënyrë të tillë që ta kujtojë për të qenë korrekt në orar. Një situatë kurioze që shpresohet të rezultojë efikase për një djalosh që sipas stafit blaugrana, me një stil jete pak më korrekt mund të luajë akoma më mirë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit