Barcelona i mori Braithwaite, Leganes: E padrejtë, do të luftojmë juridikisht!

20 Shkurt 2020
14:57
back button

Barcelona firmosi me Martin Braithëaite, duke paguar klauzolën e tij prej 18 mln eurosh te Leganes, në mënyrë që të zëvendësonin Dembele, i cili ka mbyllur sezonin. Por, i gjithi ky ishte një operacion i dyshimtë, me disa norma që janë shkelur dhe duke i dhënë mundësi katalanasve të bëjnë merkato edhe kur zyrtarisht afati i janarit është mbyllur.

Martin Ortega, drejtori i përgjithshëm i Leganes, u shpreh: “Pësuam një dëm të madh! Barcelona përfitoi nga një normë e padrejtë dhe nuk e kuptojmë ende se si Federata mund ta lejojë diçka të tillë. Do t’I shkojmë kësaj çështje deri në fund, me gjyq, sepse nuk ndodh që një klub vetëm se ka një lojtar të dëmtuar 6 muaj të blejë dikë tjetër pasi merkato ka mbaruar! Dakord deri te fakti që Barcelona ka mundësi të blejë, por ajo që është e tepërt ka të bëjë me faktin se katalanasit ushtruan të drejtën e pagesës unilaterale të klauzolës së lojtarit, që është menduar për seksionet e merkatos dhe jo jashtë tyre…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit