Barcelona i prish punë Bayern Munchen, gati t’i rrëmbejë objektivin e merkatos!

2 Prill 2020
18:57
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen nuk ka hequr dorë nga objektivi i merkatos së verës së shkuar Leroy Sane. Ata ishin shumë afër lojtarit, por dëmtimi i tij prishi në fund gjithçka. 

Situata nuk ka ndryshuar, pasi bavarezët sërish e duan në skuadër. Gara për lojtarin pritet të jetë e ashpër, pasi gjermanët nuk janë të vetëm. Interes për të së fundmi ka shfaqur dhe Barcelona. 

Katalanasit mund të futen në garë për të rrëmbyer lojtarin dhe nga e gjitha kjo përfiton Man.City. Ata mund të rrisin çmimin e lojtarit dhe mund të mbushin arkat e tyre. “Qytetarët” janë gati ta largojnë, pasi donin ta bënin dhe në verë.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit