Barcelona i thotë lamtumirë yllit me… ulje

2 Prill 2020
21:25
Denis Hakanaj
back button

Martesa mes Barcelona-s dhe Ivan Rakitic duket se ka ardhur në fund.

Mesfushori nuk konsiderohet më një element i rëndësishëm për blaugranat, të cilët, sipas Marca, kanë vendosur ta shesin në sesionin e ardhshëm të merkatos.

Për ta lënë të  lirë të  largohet, katalanasit do të kënaqen me 20 milionë euro, një shifër shumë më e ulët nga sa ishte kërkuar pak muaj më parë.

Për kroatin interesohen shumë klube, me Manchester United që  duket se është në pole position për momentin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit