Barcelona, ish-presidenti Gaspart: E ardhmja e Messi-t? Ju them ku do të luajë…

5 Gusht 2020
15:53
Denis Hakanaj
back button

Ish-presidenti i Barcelona-s, Joao Gaspart, ka folur për temat e nxehta në ambientin katalanas. Nga sfida e Champions League kundër Napoli-t te e ardhmja e Lionel Messi-t, shumë e diskutuar në këtë periudhë.

“Nuk e ndjek Serinë A me vazhdimësi, por mund të them se Napoli është një skuadër në gjendje ta vërë në vështirësi Barcelona-n”, ka thënë ai në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss.

“Nuk e dimë nëse do të luajë Insigne, por Gattuso do të ketë alternativa të nivelit të lartë. Barcelona-Napoli do të jetë një sfidë emocionuese”.

Në lidhje me të ardhmen e Messi-t:

“Sinqerisht, e përjashtoj mundësinë që vitin e ardhshëm të luajë në Itali me Inter-in. Do të jetë akoma një lojtar i Barcelona-s, shpresoj edhe për tre vite të tjerë”.

“E vetmja mundësi është që të shkojë në Kinë pas Europës. Leo është shumë i zgjuar, përveçse është një kampion. Kërkon të jetë gjithmonë në nivelin maksimal”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit