“Barcelona ka humbur stilin e saj të futbollit!”

22 Maj 2019
22:15
back button

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk kurseu sulmin e tij ndaj kampionëve të Spanjës. Laporta foli për stilin e futbollit që Barcelona po aplikon aktualisht dhe se sa shumë ka ndryshuar që nga koha kur ai ishte president i katalanasve.

“Mes que un Club nuk është një slogan, por një deklaratë parimesh. Ne kemi një referencë e cila ishte stili original i futbollit që na mësoi Johan Cruyff. Ne investonim te academia, por klubi tashmë është zhvendosur nga ai stil”, deklaroi Laporta.

“Ne e bëmë sepse ishte një mënyrë për të qenë konsistent me atë që jemi, për stilin original të të luajturit futboll. Koha ka dëshmuar se ne kishim të drejtë. Ata, futbollistë e trajnerë ishin arkitektët e vërtetë të suksesit”, vijoi ish-presidenti i Barcelonës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit