Barcelona ka një plan për Haaland shpreson te ndihma e… Real Madrid

15 Prill 2021
15:09
Denis Hakanaj
back button

Erling Haaland ose Neymar.

Joan Laporta kërkon ta nisë aventurën e tij të dytë si president i Barcelona-s me një goditje të bujshme dhe ka fiksuar dy objektivat kryesore për merkaton e ardhshme.

Nëse kthimi i brazilianit duket se është i komplikuar, duke parë se lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Paris-Saint-Germain, blerja e sulmuesit norvegjez duket më e mundur.

Siç ka bërë të ditur Mundo Deportivo, katalanasit kanë një strategji: në rast se nuk do të arrijnë ta marrin menjëherë sulmuesin e Borussia Dortmund, do të kërkojnë ta bllokojnë për sezonin 2022/23, kur do të kushtonte më pak.

Po si mund t’ia dalë Barcelona ta realizojë me sukses këtë plan? Duke shpresuar te një ndihmë e Real Madrid, që duhet t’i përqendrojë sforcimet te Kyalian Mbappe dhe të lërë “të lirë” Haaland për rivalët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit