Barcelona ka parakontratë me Lewandowskin! Bayern lëshon pe vetëm me dy objektiva. Zbulohet plani

24 Maj 2022
18:47
Telesport
back button

Vazhdon të bëjë bujë e ardhmja e Robert Lewandowskit. Sulmuesi i Bayern e ka vendosur që të largohet dhe fjalët e agjentit të tij Pini Zahavi ishin të qarta, pra që në aspektin njerëzor polaku është ndjerë i tradhtuar nga Bayern.

Sigurisht, Barcelona eshte klubi me i interesuar dhe normalisht flitet per faktin se oferta ne drejtim te Bayern duhet te jete mes 30-40 mln eurove. Klubi i Mynihut po perpiqet te mbahet fort dhe te mos dorezohet.

Agjenti i Robert Lewandowskit, Pini Zahavi, ka lëshuar disa deklarata të raportuara nga BILD: “Bayern tha që Lewandowski ka kontratë deri në vitin 2023? Sigurisht, ata mund ta mbajnë Robertin edhe një vit, por unë nuk e rekomandoj këtë. Për Lewandowskin, Bayerni është histori. Por tani ai ka mundësinë të bashkohet me klubin për të cilin ka ëndërruar gjithmonë”.

Ka një marrëveshje verbale me FC Barcelona. Ai mund të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare deri në vitin 2025. Gjithashtu sipas asaj qe shkruan Fabrizio Romano, kërkesat e tij financiare nuk janë problem për klubin.

Bayern do ta lejojë atë të largohet nëse marrin Kalajdzic + nje mister X. Sipas te dhenave te fundit objektivi eshte Mane i Liverpool. Por Sasa Kalajdzic është befas sërish një temë e nxehtë te Borussia Dortmund.

Ai do të preferonte të bashkohej me Dortmund ne krahasim me Bayern Munich. Edin Terzic mund ta imagjinojë sulmuesin të jetë pjesë e sistemit të tij dhe gjithashtu do të kushtonte më pak se Sebastien Haller.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit