Barcelona konfirmon blerjen e re me një video

21 Janar 2019
21:33
back button

Kevin-Prince Boateng është zyrtarisht një lojtar i Barcelona-s. Këtë e ka konfirmuar klubi me një video të postuar në Twitter. 

Mesfushori, i cili mund të luajë edhe si sulmues, do të transferohet nga Sassuolo në Camp Nou në formë huazimi, me të drejtë blerje që thuhet të jetë rreth 8 milionë euro. 

Boateng e njeh mirë kampionatin spanjoll pasi ka luajtur te Las Palmas, ku ka shënuar 10 gola në 28 paraqitje. 

Barça ishte në merkato për të përforcuar repartin ofensiv pas largimit të Munir drejt Sevilla-s. 

Duke parë edhe dëmtimet e shumta të Dembele dhe moshën e madhe të Luis Suarez, klubi katalanas ka zgjedhur Boateng dhe beson tek eksperienca e madhe e lojtarit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit