Barcelona me një mungesë të madhe në finalen e Kupës

22 Maj 2019
21:56
back button

Marc-Andre ter Stegen nuk do të luajë për Barcelonën këtë të shtunë në finalen e Copa del Rey pasi vuan nga  një dëmtim në gju.

Jasper Cillessen pritej ta niste nga minuta e parë gjithsesi në "Benito Villamarin", por Ter Stegen nuk do të jetë as në stol. 

Portieri gjerman ka luajtur 49 herë për katalanasit këtë sezon, duke përfshirë 35 paraqitje në La Liga, 11 sfidat e Champions League dhe dy në Copa del Rey. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit