Barcelona mposht Alaves dhe bën një tjetër hap drejt titullit

23 Prill 2019
23:21
back button

Barcelona ka fituar ndeshjen e mesjavës në La Liga. Katalanasit kanë mposhtur Alaves me rezultatin 2-0 në Estadio Mendizorrotza.  

Miqtë kanë dominuar ndeshjen ndaj një skuadre që ka shfaqur një futboll të mirë këtë sezon, megjithëse javët e fundit ka pësuar një rënie. 

Pas një pjese të parë të dominuar në çdo aspekt, vetëm goli i ka munguar Barça-s e cila e nisi pa Leo Messi-n sfidën. 

Trajneri Ernesto Valverde ka bërë rotacion dhe ishte pikërisht një nga rezervat ai që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 55’. 

Pas një aksioni model nga miqtë, Alena ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur. 

Pak minuta më pas erdhi goli që vulosi fitoren e Barcelona-s. Luis Suarez shënoi nga pika e bardhë duke dyfishuar rezultatin. 

Messi u fut në fushë për minutat e mbetura, por nuk arriti të ndikonte në rezultatin. Barça vazhdon rrugën drejt titullit kampion. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit