Barcelona mposht Man United 2 javë përpara çerekfinales së Champions League

21 Mars 2019
17:38
back button

Bashkëpunimi mes Barcelona-s dhe gjigantëve amerikanë Nike pritet të vazhdojë për shumë vite të tjera me një shifër rekord. 

Klubi kalanas ka arritur marrëveshjen e rinovimit afatgjatë të kontratës me kompaninë e mirënjohur sportive.

Nga akordi i ri Barça do të fitojë të paktën 155 milionë euro (105m + 50m për fanellat + licencimet dhe marketing) në sezon duke filluar nga sezoni i ardhshëm. 

Me këtë marrëveshje, klubi spanjoll thyen rekordin e mëparshëm të Manchester United që fiton 86.1 milionë euro në vot me Adidas dhe që do të zgjasë deri në vitin 2025. 

Më poshtë keni listën e 20 skuadrave që paguhen më tepër nga kompanitë e ndryshme sportive. 

Bie në sy Borussia Monchengladbach që merr aq sa Inter dhe Lyon. Puma është futur fuqishëm në treg, duke u bërë edhe partneri i Milan. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit