Barcelona-Napoli, De Jong: Messi na ka zgjuar…

7 Gusht 2020
18:34
Denis Hakanaj
back button

Barcelona është gati për ndeshjen e 1/8-ave të Champions League kundër Napoli-t.

Blaugranat të përballen të shtunën në mbrëmje me “axurrët” e Gattuso-s, që në ndeshjen e parë kanë barazuar 1-1 me katalanasit.

“Jemi mirë, presim me padurim të luajmë”, ka thënë ylli i Barçës, Frenkie de Jong për Sport. “Jemi Barça dhe luajmë në  shtëpi, kështu që duhet të mendojmë vetëm për suksesin”.

“E kemi studiuar Napoli-n, e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe kemi besim. Mund të fitojmë Champions-in: jemi një nga skuadrat më të mira në botë dhe mungojnë vetëm 4 ndeshje”.

“Nervozizmi i Messi-t? Kishte të drejtë, kemi humbur kundër Osasuna-s në shtëpi. Me gjithë respektin për ata, fitorja duhej të ishte një normalitet për ne. Deklaratat e Messi-t kanë qenë normale sepse kishim luajtur disa ndeshje të shëmtuara”.

“Setien? E kemi lënë La Liga-n prapa krahëve. E kemi humbur, por nuk duhet ta mbajmë mendjen aty. Tani presim me padurim që  të luajmë kundër Napoli-t”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit