Barcelona-Napoli, ylli i spanjollëve nuk u lejuar të futej në stadium

9 Gusht 2020
12:06
Denis Hakanaj
back button

Nuk ka paqe për mesfushorin e Barcelona-s, Arthur, i cili do të transferohet tek Juventus në fund të sezonit.

Tjetër problem për lojtarin, i cili është kthyer në Spanjë pas mosmarrëveshjeve me klubin.

24-vjeçari nuk është lejuar të futet në Camp Nou për të ndjekur ndeshjen e Champions League të skuadrës kundër Napoli-n, sepse nuk kishte bërë testin anti-Covid.

Mesfushori brazilian, i kthyer kohët e fundit pas pushimeve të kaluara në atdhe, ka qenë viktimë i një episodi të veçantë që ka ndodhur pak minuta para fillimit të ndeshjes mes katalanasve dhe skuadrës së Gattuso-s.

Arthur, në fakt, siç ka bërë të ditur Sky Sport, nuk është lejuar të futet në Camp Nou për të ndjekur sfidën.

Arsyeja? Nuk kishte zhvilluar testin kundër Coronavirus-it të kërkuar nga UEFA, i domosdoshëm për mbrojtjen e të gjithë personave që do të ishin të pranishëm në stadium.

Një tjetër mbrëmje keqe për futbollistin, që do të largohet shumë shpejt nga Barcelona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit