Barcelona në ankth për Ter Stegen, dy klube gati të sulmojnë

30 Korrik 2020
13:50
Eraldo Harlicaj
back button

Marc-Andre ter Stegen është menjëherë pas Lionel Messit për nga rëndësia te Barcelona. Numri një i portës ka zhvilluar një sezon fantastik dhe shpeshherë ka shpëtuar klubin e tij nga humbjet duke mbrojtur portën e tij nga gola të sigurt.

Drejtuesit e klubit duhet të nxitojnë të rinovojnë me ter Stegen, pasi ky i fundit ka dy klube pas vetes që e duan sipas asaj që shkruan Cadena Ser. Gjermani kërkohet nga Chelsea dhe Bayern Munchen, megjithatë një mundësi e tillë duket e vështirë.

Bayerni ka si titullar Neuer dhe mori Nublen nga Schalke, ndërsa londinezët janë një alternativë më reale. Trajneri Frank Lampard do një portier dhe emri i ter Stegen imponon respekt, pasi është ndër më të mirët në botë.

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit