Barcelona në kaos, Messi me shokë kërcënojnë me prishje të kontratave të tyre

20 Tetor 2020
11:50
Alfred Lleshi
back button

Ndërsa përpjekjet e para nuk sollën asnjë rezultat, lojtarët e Barcelonës kërcënojnë të përdorin “artilerinë e rëndë”. Duket si një përplasje midis superfuqive botërore. Messi dhe shokët e tij paralajmëruan presidentin Bartomeu dhe bashkëpunëtorët e tij, duke treguar armët më të forta për ta fituar përplasjen. Në javët e fundit, menaxhmenti Blaugrana u ka kërkuar lojtarëve dhe punonjësve të ulin pagat me 30%, në mënyrë që të mbajnë nën kontroll humbjet financiare, duke pasur parasysh rënien drastike të të ardhurave, të shkaktuara nga pandemia.

Megjithatë, nëse propozimi nuk pranohet, Bartmoeu është i gatshëm të vendosë masën me procedurë, edhe pa pëlqimin e lojtarëve. Dhe këtu, siç raportohet nga gazeta katalanase “Sport”, Messi dhe shokët e tij do të ishin të gatshëm të përdorin rrugën e vështirë dhe të plasin “bombën”. Futbollistët mund të apelojnë në “Statutin e Punëtorëve” çështjen dhe të zgjidhin në mënyrë të njëanshme kontratën. Një skenar që i tmerron tifozëve dhe menaxherët, të cilët janë gati të takojnë grupin këtë të mërkurë për të diskutuar çështjen dhe për të vendosur mbi mënyrat e mundshme të uljes së pagave.

Barcelona do të përfaqësohet nga dy avokatë të punës, ndërsa lojtarët kanë vendosur që ata të mos kenë përfaqësim në tryezë. Pika kryesore që lojtarët do të donin të diskutonin është ulja e pagave dhe më pas mënyra në të cilën klubi iu është drejtuar atyre, duke theksuar një mungesë të madhe dialogu midis palëve. Për më tepër, Griezmann dhe shokët e tij të dhomës së zhveshjes i kanë kërkuar menaxhmentit të mos përfshijë punonjësit e klubit në këtë reduktim page, sepse përfaqësojnë vetëm 3% të shpenzimeve totale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit