Barcelona në merkato për të gjetur zëvendësuesin e Gavi, dy alternativat vijnë nga Premier League

5 Dhjetor 2023
8:50
Telesport
back button

Skuadra e Barcelonës do të hyjë në merkaton e janarit për të gjetur zëvendësuesin e Gavi, që u dëmtua dhe ka krijuar mjaft telashe për trajnerin Xavi. Sipas mediave spanjolle, dy janë kandidatët për të ardhur në “Camp Nou” janarin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për spanjollin Thiago Alcantara dhe argjentinasin Giovani Lo Celso. I pari luan me Liverpool, ndërsa i dyti me Tottenham. Pra, të dy luajnë në Premier League. Për Alcantara do të ishte një rikthim te Barcelona, ekip me të cilin ka luajtur në vitet 2009-2013.

Ardhja e Alcantara, tashmë 32 vjeç, duket më e mundshme, duke qenë se kontrata e tij me “reds” skadon verën e ardhshme. Barcelona do të merrte lojtarin për rreth 10 milionë euro, ndërsa transferimi i Lo Celso (27 vjeç) do të kushtonte 5-10 milionë euro më shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit