Barcelona nuk duron më, vjen supergjoba për Dembele

11 Dhjetor 2018
10:35
back button

E pabesueshme, por e vërtetë: një djalosh 21-vjeçar "hedh vickla" dhe i krijon probleme Barcelonës, një ndër klubeve më të mëdhenj në planet! Ousmane Dembele është një ndër shpenzimet më të mëdha në historinë e klubit blaugrana, që me siguri është penduar me kohë për shpenzimin kolosal, mbi të gjitha për shkak të karakterit të vështirë të sulmuesit, për të cilin shpenzoi më shumë se 100 milionë euro në verën e vitit 2017.

Edhe këtë javë ish-sulmuesi i Dortmundit nuk shkoi në stërvitje dhe pasi klubi i kërkoi llogari, mediat katalanase zbulojnë se justifikimi absurd është se e kishte zënë gjumi!

Trajneri Ernesto Valverde nuk i foli fare francezit, por dukej qartësisht i tërbuar, edhe pse dje në konferencën për shtyp para Tottenham-it u mundua të mos merrej me këtë histori: "Është një situatë që do ta zgjidhim brenda shtëpisë, nuk ka nevojë të flasim në media. Nuk është diçka e re dhe do të mundohemi ta zgjidhim në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ndihmuar lojtarin, i cili ka shumë talent.

"Çështjet që ngre shtypi janë të një natyre të brendshme, por ai është një futbollist që na jep shumë në fushë, si gjithë të tjerët. Do të shohim çfarë ka ndodhur, por të gjithë duam të njëjtën gjë. Të shtunën fituam -0 derbin dhe thamë 'tani mund të kemi një të diel të qetë', por më pas gjëra ndodhin dhe njerëzit pyesin vetëm për Dembele. Këto gjëra më kanë ndodhur edhe mua, edhe pse jonë shumë raste".

Ndërkaq, klubi i ka prerë fletën e gjobës sulmuesit, të cilit do t'i mbahen 100 mijë euro nga paga e tij, pasi nuk është hera e parë që krijon probleme. Nëse do të ndodhë sërish, gjoba do të rritet shumëfish dhe më pas largimi do të jetë i paevitueshëm.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit