Barcelona nuk heq dorë, ja oferta e fundit për Juventus-in

14 Janar 2022
17:39
Denis Hakanaj
back button

Barcelona, sipas së përditshmes Sport, nuk i ka humbur shpresat për të marrë Alvaro Morata-n.

Për ta vënë spanjollin në dispozicion të trajnerit Xavi, blaugranat duket se po vazhdojnë t’i ofrojnë Juventus-it Memphis Depay-n.

Holandezi nuk bën më pjesë në planet e Xavi-t dhe me Morata-n duket se është arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme, por Juventus vazhdon të refuzojë.

Megjithatë, sipas shtypit spanjoll, katalanasit nuk dorëzohen dhe do të kërkojnë të bindin bardhezinjtë deri në momentin e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit