Barcelona nuk mban nervat, Bartomeu letër me akuza La Liga-s

15 Dhjetor 2019
9:21
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona nuk ia doli të fitonte kundër Real Sociedad-it ditën e djeshme. Katalanasit u ndalën, por drejtuesit janë shumë të zhgënjyer. Stafi teknik dhe presidenti Josep Bartomeu do të dërgojnë një letër ankese te drejtuesit e La Ligas. Ata nuk janë aspak të kënaqur me gjykimin e sfidës. 

Presidenti Bartomeu do t’i kërkojë Rubiales llogari për shkak të rastit të fundit të ndeshjes kundër Piques. Barcelona mendon se ndaj mbrojtësit ka patur një ndërhyrje të pastër dhe duhet të kishte penallti. Barcelona ankohet se gjyqtarët nuk morën mundimin ta shihnin rastin me VAR. 

 Kampionët e Spanjës do të nisin letrën me shpresën që të mos ketë më veprime kontraversale në dëm të tyre. Presidenti Bartomeu do t’i shprehë të gjithë zemërimin presidentit të La Liga-s, Rubiales. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit