Barcelona, ofertë 40 milionëshe për yllin 19-vjeçar gjerman

30 Nëntor 2021
15:31
Alfred Lleshi
back button

Sipas “Sky Sports Germany”, Barcelona po përgatitet të paraqesë një ofertë për futbollistin e talentuar të RB Salzburg, Karim Adeyemi. Janë plot 40 milionë euro, me të cilët katalanasit po tentojnë t’i imponohen pjesës tjetër të ofertuesve. Borussia Dortmund ofroi 35 milionë euro, por duke përmirësuar kushtet e pagës së sulmuesit 19-vjeçar.

Nga ambienti i lojtarit nuk duan të nxitohen, pasi do të presin të shohin se si do të reagojë klubi në lidhje me ofertën. Sido që të jetë, dhe gjithmonë sipas informacioneve të mediave të lartpërmendura, Barcelona duket se është serioze në këtë rast.

Shifrat e Karim këtë sezon janë të shkëlqyera, si në Bundesligën austriake (11 gola dhe një asist në 15 ndeshje), ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Në garën më të lartë kontinentale ai ka treguar se fanella e trashëgimtarit të Patson Daka apo Erling Haaland, “vrasësve” që i paraprinë te Salzburg, i rri mjaft mirë.

Nga ana tjetër, “Mundo Deportivo” tregon se këtë javë është planifikuar një takim me agjentin e Dani Olmos, një tjetër objektiv i madh i klubit Blaugrana.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit