Barcelona pazar me Man.City-n, Guardiola mund të humbasë talentin

3 Korrik 2020
18:55
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona ka kthyer vëmendjen drejt Manchester City-t dhe kërkon të rimarrë mbrojtësin Eric Garcia. Spanjolli është rritur me akademinë e Barcelonës dhe më pas kaloi në Angli tek akademia e “Qytetarëve”. Ai është afruar dhe nga Guardiola dhe po i jep minuta.

Numri një i stolit e ka aktivizuar në 8 ndeshje 19-vjeçarin dhe po e stërvit me ekipin e parë. Barcelona e do sërish për të forcuar mbrojtjen dhe ta kthejë në titullar. Garcia pritet të jetë një nga yjet e së ardhmes në futbollin Europain.

Barcelona e shiti në vitin 2017 për 1.7 milion euro, por nuk e ka humbur kurrë interesin për mbrojtësin e qendrës. Skautët e katalanasve kanë ndjekur zhvillimin e tij dhe kanë dhënë miratimin e tyre për ta rikthyer. Dëshira në një krah, mundësia në tjetrin, sepse një lëvizje e tillë nuk është aspak e thjeshtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit