Barcelona përgatit goditjen me parametra zero te Chelsea

13 Nëntor 2019
22:05
back button

Sulmuesi anësor brazilian i Chelsea-t, Willian mund të largohet nga “Blutë e Londrës” në përfundim të këtij sezoni. Pikërisht në qershor të vitit 2020 skadon kontrata e brazilianit me klubin në “Stamford Bridge”, duke i çelur rrugën sulmuesit për tu transferuar në parametra zero.

Një motiv i fortë ky, sipas medias spanjolle “Mundo Deportivo”, që Barcelona ka nuhatur në ajër mundësinë për të finalizuar një goditje të rëndësishme dhe me zero kosto financiare, duke e shndërruar kështu “Camp Nou” në destinacionin më të mundshëm për brazilianin në verën e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit