Barcelona po e trajton si “mall shkëmbimi”, reagon e ëma e Arthur!

24 Maj 2020
13:20
Telesport
back button

“Arthur është i lumtur te Barcelona”. Eshtë kjo përgjigjja që sot në mëngjes Lucia Melo, e ëma e mesfushorit të Barcelonas, Arthur, ka shkruajtur në rrjetet sociale duke iu përgjigjur kështu medieve që flisnin për pakënaqësi të futbollistit sepse është aktivizuar me rezervat në seancat e fundit stërvitore.

Lajmi lidhej sidomos me transferimin te Juventusi dhe bisedimet në fazë të avancuar, për një shkëmbim mes brazilianit dhe Pjanic. Por, nëpërmjet të ëmës së tij, Arthur ka hedhur poshtë dhe është i lumtur te katalanasit, që megjithatë nuk e shohin si titullar dhe duan ta shesin ose ta shkëmbejnë në këtë merkato vere, ashtu si Rakitic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit