Barcelona pranë marrëveshjes me talentin e mbrojtjes

24 Shkurt 2020
18:04
back button

Barcelona është pranë marrëveshjes me Hugo Guillamon, një qendërmbrojtës premtues, i cili debutoi të shtunën me Valencian ndaj Real Sociedad në Reale Arena. 

Fituesi i Euro U19, do të mbërrinte në Barcelonë me parametra zero pasi kontrata e tij me Valencian skadon në verë. 

Guillamon është një lojtar të cilin Barcelona e ka ndjekur prej kohësh dhe mendon se do t’i përshtatej stilit të lojës. 

Ideja është që ai t’i bashkohet ekipit të dytë dhe të prezantohet gradualisht me ekipin e parë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit