BARCELONA PREK TITULLIN! Real Madrid dorëzohet mes polemikave. El Clasico-n e vendos Kessie (PAMJET)

19 Mars 2023
23:05
Telesport
back button

Barcelona ka mposhtur 2-1 Realin në Camp Nou në javën e 26 të La Liga dhe shkon në +12 nga Los Blancos duke u shuar shpresat për titull. Nje ndeshje qe eshte mbyllur me pak polemika per nje gol te anuluar te Realit. Nderkohe, ai qe e ka vulosur eshte Kessie…

AUTOGOLI I ARAUJO – VIDEO

Robert Lewandowski ka qene sinjali i pare i katalanasve ne porten e Real Madrid por jane dashur 10 minuta qe gjate nje aksioni te zgjatur te Real Madrid ne te djathte, pasimin e ulet te Vinicius Jr Araujo gabimisht e devijon me trup ne porte duke nxjerre blof edhe Ter Stegen qe kishte dale per te pritur topin dhe krosimin…

Barcelona qe ka provuar te reagoje dy here me ane te Christensen. Ne fillim mbrojtesi me koke i afrohet golit te 1-1 ndersa me pas ne goditje standarte serish i rrezikshem dhe kete here madje edhe me thember por Courtois nuk befasohet…

Megjithate, Barcelona gjen golin e barazimit ne fund te pjeses se pare me Sergi Roberto. Nje aksion nga krahu i Araujo, krosim ne qender ku Reali largon jo mire dhe topi mbetet aty dhe pas dy tentativash topi mberrin te Sergi Roberto qe mposht Courtois.

GOLI I SERGI ROBERTO – VIDEO

Vinicius dhe Rodrygo kombinojne në të majtë, më pas ky i fundit shkurton fushën dhe ndrron nga Carvajal në anën tjetër. Krosim i ulët nga mbrojtësi i krahut, Asensio shkëputet nga Koundé në zonë dhe me këmbën e majtë dërgon topin për të puthur shtyllën dhe më pas në rrjetë! Por, nderhyn VAR edhe pas 3 minutash ne monitor, arbitrat qe ndodhen ne dhomen e VAR vendosin per pozicion jashte loje pasi Asensio ka kemben pak me perpara.

GOLI I ANULUAR ASENSIO – VIDEO

Barcelona ka shënuar edhe golin e dytë dhe të përmbysjes përballlë Real Madridit në Camp Nou. Autori i golit është Kessie, i cili ka ngritur një stadium në këmbë, me një gol që mund të vendosë shumë për fatet e kampionatit spanjoll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit