Barcelona premton fair play, por i bën një surprizë të hidhur Interit

10 Dhjetor 2018
15:26
back button

Interi është në fije të perit në Champions League, sepse të martën në mbrëmje jo vetëm që duhet të fitojë kundër PSV-së, por duhet të shpresojë që Barcelona të mos mundet në fushën e vet nga Tottenham-i.

Nga Spanja vijnë premtime se do të luhet ndershëm dhe nuk do të ketë asnjë ulje përqendrimi, por renditjaja thotë që Barçaluan "për qejf" dhe mediat në Katalonjë jpain sinjale shumë shqetësuese për zikaltrit.

Sipas Sport.es, trajneri Ernesto Valverde do të bëjë rotacion masiv për sfidën e nesërme në Camp Nou, duke ruajtur yjet për kampionatin.

Jasper Cillessen do të jetë titullar në portë, Vermaelen e Chumi në qendër të mbrojtjes dhe Semedo e Miranda nga krahët. Denis Suarez, Carles Aleñá e Arthur pritet të luajnë në mesfushë, me Busquets e Rakitic që duhet të pushojnë, ndërsa në sulm e sigurt duket prania e Munir dhe Coutinho, ndërsa nuk dihet a do të falet Dembélé, sërish me vonesë në stërvitje, ndaj Messi e Suarez mund të bëjnë stafetë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit