Barcelona refuzon ofertën e Interit për “luftëtarin”

23 Gusht 2019
9:06
Alfred Lleshi
back button

Barcelona ka refuzuar një ofertë të bërë nga Interi për Arturo Vidal, sipas “Mundo Deportivo”. Gjigantët italianë propozuan një marrëveshje huazimi për mesfushorin kilen, por katalanasit janë të gatshëm të marrin në konsideratë vetëm një ofertë për transferim të përhershëm. Vidal luajti në 33 ndeshje të La Liga-s për Blaugrana-t sezonin e kaluar, duke e ndihmuar skuadrën e Ernesto Valverde të mbronte titullin kampion në Spanjë. 

I konsideruar si “luftëtari”, ai pëlqehet shumë nga Antonio Conte. Bashkë kanë qenë në një llogore më parë, ku përfaqësonin ngjyrat e Juventusit dhe dilnin kampionë të Serie A. Vidal duket se do të ketë shumë pak hapësira aktivizimi në “Camp Nou” në sezonin e ri, duke parë përforcimet në mesfushë, megjithatë Barça nuk ka në plan ta huazojë, por vetëm ta shesë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit