Barcelona siguron mesfushorin, titullari i Juves vendos veton

7 Qershor 2020
11:04
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, e ka ndarë mendjen dhe nuk dëshiron asnjë ekip tjetër përveç Barcelonës. Ai do të largohet nga Juventusi dhe ka pas vetes PSG dhe Chelsean, por vendimi i tij është marrë.

30-vjeçari ëndërron që të luajë në Camp Nou dhe do me patjetër transferimin në Spanjë. Tuttosport shkruan se boshnjaku u ka dhënë përgjigje negative PSG dhe Chelseas për propozimet që këta të fundit i kanë bërë.

Ai pret që të ketë negociata sërish mes Juventusit dhe Barcelonës, pavarësisht se Arthur nuk pranon shkëmbimin. Braziliani është çelësi kryesor i kësj marrëveshjeje sepse nëse mesfushori pranon, atëherë do të jetë më e thjeshtë për futbollistin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit