Barcelona, ​​sulmuesi bie në hierarkinë e Xavi: mund të largohet që në janar!

6 Dhjetor 2023
19:32
Telesport
back button

Ferran Torres mund të jetë gjithnjë e më larg Barcelonës. Sulmuesi i skuadrës katalanase, pas një fillimi të mirë të sezonit me tre gola në pesë ndeshjet e para, ka rrëshqitur sërish në hierarki, duke luajtur vetëm një ndeshje nga minuta e parë në katër daljet e fundit zyrtare në ligë, duke shënuar një asist ndaj Alaves.

Në Champions League ai luajti një çerek orë në ndeshjen e fundit kundër Porto. Për të komplikuar gjithçka, raporton AS, ka edhe disa marrëdhënie më pak se idilike me trajnerin Xavi, të cilat mund të çojnë në një shitje në seancën e ardhshme të tregut të transferimeve.

Në fakt, gazeta raporton se mund të ketë një largim të mundshëm në afat të shkurtër. Sigurisht, askush smund te paguaje shifren qe ka dhene Barcelona por edhe huazimi me te drejte blerje mund te jete nje zgjidhje…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit