Barcelona synon ta “blindojë” trashëgiminë e Leo Messit

17 Shtator 2021
9:22
Alfred Lleshi
back button

Barcelona dhe Ansu Fati janë më afër. Palët po diskutojnë kontratën e re të numrit 10, që mori përsipër trashëgiminë e rëndë të Leo Messit. Kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor. Sipas “Cadena SER”, Jorge Mendes është në Barcelonë, ku darkoi me klientin e tij dhe kishte pasur tashmë një takim të parë me klubin blaugrana.

Një takim i ri pritet në ditët në vijim, teksa tentohet akordi për të shkuar drejt hedhjes së firmës në kontratë. Talenti i ri konsideriohet i paprekshëm nga presidenti Laporta, edhe pse ka pasur oferta mjaft lakmuese për të.

Bisedimet nuk do të jenë fort të lehta, sepse në lojë është Jorge Mendes, një ndër agjentët më të njohur dhe më të fortë në botën e futbollit. Portugezi ka klientë disa prej lojtarëve më të mirë në botë, duke nisur me Cristiano Ronaldon, pastaj të tjerët: Ruben Dias, Cancelo, Di Maria, Bernardo Silva, Ederson.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit