Barcelona tenton yllin e La Liga, formula “dinake” për të shmangur pagesat te klubi francez ku ai u rrit!

23 Qershor 2022
21:51
Telesport
back button

Barcelona edhe pse me nje mal me borxhe dhe ende ne pamundesi per te federuar, po negocion me shume futbolliste dhe mes tyre eshte edhe nje qe luan ne La Liga. Katalanasit presin parate e Manchester United per De Jong per te vepruar…

Barcelona kërkon të afrojë edhe një tjetër qendërmbrojtës dhe në listën e tyre të objektivave është edhe Jules Kounde. Katalanasit kanë ofruar 23 milionë euro për ta huazuar qendërmbrojtësin dhe në marrëveshje ka një klauzolë që e detyron Barçën ta blejë për 40 milionë euro.

Sevilla e ka pëlqyer këtë formulë, pasi Bordeaux do të përfitojë vetëm 20% nga 40 milionë eurot dhe asnjë cent nga pagesa për huazimin. Francezët do të merrnin vetëm 8 milionë euro nga transferimi i Kounde, shifër që duhet të ishte 12.6 milionë euro.

Jules Olivier Koundé (Paris, 22 nëntor 1998) është një futbollist francez me origjinë benineze, mbrojtës i Sevillas dhe kombëtares franceze. Ai është një qendërmbrojtës, jo shumë i gjatë në shtat, por megjithatë dëshmon se është shumë i aftë në lojën ajrore dhe në shënim. I talentuar teknikisht dhe i aftë në fazën e vendosjes, ai ndonjëherë mund të vendoset edhe si mbrojtës i krahut në të dyja anët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit