Barcelona turpërohet nga Granada, zbret në vend të 7-të

21 Shtator 2019
22:55
back button

E pabesueshme! Barcelona është mposhtur 2-0 nga Granada në Estadio Nuevo Los Carmenes.

Një tjetër paraqitje e dobët e katalanasve në La Liga dhe tani kampionët në fuqi ndodhen në vend të 7-të në renditje, ndërsa Granada me këtë fitore është ngjitur në vend të parë.

Ishte Azeez ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë të takimit. Reagimi i miqve nuk erdhi kurrë, as pas pushimit kur në fushë u futën Messi dhe Fati.

Ë minutën e 65’ Vadillo ka dyfishuar rezultatin duke e bërë të pamundur për katalanasit të përmbysnin rezultatin.

Goditja e parë në kuadrat e katalanasve ka ardhur pasi ishte luajtur një orë lojë, nga një 16-vjeçar. 

Një lojë e dobët e Barçës, që nuk ka arritur të prodhojë mundësi të pastra para portës dhe kjo për meritë të vendasve të cilët kanë bërë një ndeshje të përsosur.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit