Barcelona, Xavi zgjat pushimet e katër të padëshiruarve

1 Korrik 2022
16:21
Denis Hakanaj
back button

Një sezon i ri është tashmë shumë afër dhe në shtëpinë e Barcelona-s po planifikohet e ardhmja. Trajneri Xavi duket se i ka idetë të qarta në lidhje me grupin që do në dispozicion dhe, për rrjedhojë, edhe për lojtarët që nuk bëjnë pjesë në projektin e tij.

Për këtë arsye, siç ka shpjeguar Mundo Deportivo, trajneri i klubit katalanas duket se i ka zgjatur pushimet e plot katër lojtarëve të cilët nuk i do për sezonin e ardhshëm.

Media spanjolle ka shpjeguar se vendimi për të shtyrë grumbullimin e tyre me skuadrën ka ardhur nga fakti se trajneri shpreson që të mund të gjejnë një ekip të ri.

Xavi duket se u ka shpjeguar se nuk bëjnë më pjesë në projektin e tij. Po kush janë të padëshiruarit? Bëhet fjalë për qendërmbrojtësit Oscar Mingueza dhe Samuel Umtiti, mesfushorin Riqui Puig dhe sulmuesin Martin Braithwaite.

Trajneri i ka këshilluar të katërt futbollistët që të gjejnë një skuadër të re për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye e ka shtyrë me një javë kthimin e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit