Barcelona, zbulohet klauzola e veçantë në kontratën e Setien

14 Janar 2020
14:10
Denis Hakanaj
back button

Barcelona e ka zyrtarizuar në orët e kaluara, por për Quique Setien ka ardhur që tani koha për të menduar për të ardhmen.

Sipas ESPN, kontrata e nënshkruar nga ish-trajneri i Betis me katalanasit përfshin një klauzolë speciale që e lejon klubin ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin pas gjashtë muajsh.

Në rast se klubi nuk do të ndihej i kënaqur me punën e trajnerit, palët mund të përshëndeten para skadencës së kontratës të parashikuar më 30 qershorin e 2022-shit.

Në këtë mënyrë, Barcelona do të kishte mundësinë të gjente një trajner me më shumë peshë verën e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit