Barcelona zyrtarizon firmën me më të mirin e Japonisë, detajet! (VIDEO)

16 Korrik 2019
10:21
back button

Barcelona e ka bërë fakt të kryer nënshkrimin me sulmuesin e majtë Hiroki Abe, i cili vjen nga skuadra japoneze Kashima Antlers.

Pasi dështuan në momentin e fundit të marrin Takefusa Kubo, klubi katalanas ka nxituar për të marrë shërbimet e 20-vjeçarit, që sezonin e kaluar u shpall lojtari më i talentuar në J-League, elita e futbollit në Japoni.

Kartoni i Abe u ble për 1.1 milionë euro dhe do të bëhet pjesë e ekipit të të rinjve, me kontratë 4-vjeçare. Klauzola e largimit të tij nga ekipi i të rinjve është 40 milionë euro, por nëse arrin të luajë një ndeshje me ekipin e parë shkon automatikisht në 100 milionë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit