Barcelonës i duhen 50 mln euro, ose Dani Olmo rrezikon largimin për shkak të procedurës!

11 Dhjetor 2024
17:22
Telesport
back button

Transfermarkt raporton një lajm të befasishëm dhe tronditës për tifozët e Barcelonës. Sipas sajtit të specializuar për vlerat dhe transferimet e lojtarëve, Dani Olmo mund të largohet nga Barcelona pa kompensim gjashtë muaj pas transferimit në Camp Nou.

Mesfushori rrezikon të mos regjistrohet për pjesën e mbetur të sezonit në La Liga. Deri tani, ai është regjistruar vetëm për pjesën e hapjes së sezonit, pasi Barcelona ka përdorur rregullin sipas të cilit, për shkak të dëmtimit të lojtarëve, lejohet të aktivizojë lojtarë të rinj për ndeshjet.

Duke qenë se i njëjti lojtar nuk mund të regjistrohet për të njëjtin klub dy herë në një sezon, Olmo mund të rrezikojë të mos luajë.

Mediat spanjolle shkruajnë se Barcelonës i duhen 50 milionë euro (për të rregulluar bilancet) për të zgjatur regjistrimin e Olmos.

Barcelona është në bisedime për të shitur vendet VIP në stadium për 20 vitet e ardhshme, gjë që sjell rreth 200 mln euro të ardhura për klubin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit