Barçës i duhet patjetër Champions-i, ndryshe mbetet jashtë kompeticionit botëror

23 Tetor 2019
12:30
Alfred Lleshi
back button

Barcelona duhet të fitojë urgjentisht një Ligë Kampionesh, nëse dëshiron të luajë në Botërorin e Klubeve me formatin e ri, që FIFA do ta miratojë të enjten në Shanghai. Për këtë kompeticion, nga La Liga, Real Madridi dhe Atlético Madridi janë kualifikuar tashmë. Sipas rregullores së re, skuadrat europiane që duan të marrin pjesë në këtë kompeticion të riformatuar, mund t’ia dalin vetëm nëse janë kampionë kontinentalë në çdo cikël 4-vjeçar mes dy Botërorëve, pra para “Katar 2022”. Real Madridi dhe Atlético Madrid tashmë e kanë prerë biletën, sepse fituan përkatësisht Champions dhe “Europa League” në vitin 2018, por jo Barça. 

Botërori i Klubeve me skemën e re do ta bëjë “sefte” në Pekin (Kinë), në periudhën 17 qershor-4 korri 2021. Në të do të marrin pjesë fituesit e Champions-it dhe “Europa League” në katër sezonet e fundit (tetë skuadra). Amerika e Jugut do të përfaqësohet me gjashtë skuadra; ndërsa Afrika, Azia dhe CONCACAF do të kenë tre përfaqësues. Një tjetër vjen nga Oqeania. Nëseei njëjta skuadër është kampione më shumë se një herë gjatë katër viteve të secilës periudhë, ajo do të zëvendësohet me të klasifikuarën pas saj në renditjen e secilës konfederatë kontinentale (UEFA, CAF, CAF, OFC, CONMEBOL dhe CONCACAF). Ky kompeticion do të luhet me tetë grupe të përbëra me nga tri ekipe. Tetë fituesit e grupeve do të shkojnë në çerekfinale. FIFA vlerëson se turneu i ri mund të gjenerojë të ardhura financiare prej gati një miliard euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit