Bare flet si “ushtar” i kombëtares, ndez kampin kuqezi para supersfidave të tetorit

6 Tetor 2021
13:39
Alfred Lleshi
back button

Sot kanë dalë në konferencë për shtyp, nga kampi kuqezi, dy futbollistë. Ata kanë bërë prognozën e tyre mbi kualifikueset e këtij muaji, sidomos atë me Hungarinë, që është e para, më 9 tetor në Budapest. Keidi Bare dhe Myrto Uzuni janë optimist. I pari u shpreh ndër të tjera: “Në kombëtare vij gjithmonë me shumë siguri, kam besim tek lojtarët e tjerë dhe te trajneri. Edhe me Espanyol po më shkojnë gjërat shumë mirë. Kam luajtur rregullisht dhe shpresoj të vazhdoj kështu.

Ashtu si në klub, edhe në kombëtare jap maksimumin. Sigurisht, në kombëtare luajmë me sistem tjetër, ndaj kam edhe rol tjetër. Jam më shumë në kontakt me topin te Espanyol. Ndihem mirë në shumë role, e rëndësishme është të jem në fushë dhe të jap maksimumin. Jam ushtar që zbatoj rregullat, si këtu, edhe tek Espanyol.

Kuptohet, një shqiptar e ka të vështirë në kampionatet e huaja, sidomos në Spanjë. Kam luftuar dhe punuar shumë që të arrij këtu ku jam. Nuk është shumë e lehtë, më e rëndësishme është që të vazhdoj me këtë ritëm dhe të ngjitem më lart. Me punë dhe seriozitet arrihet çdo gjë.

Kombëtarja aktuale po zhvillon ndeshje shumë të mira, pikësynimi ynë është që të zëmë vendin e dytë dhe, pse jo, të mos të shkojmë në Botëror. Duhet përqendrim dhe të zbatojmë me përpikëri çfarë na thotë trajneri. Do t’ia arrijmë qëllimit, edhe pse e dimë shumë mirë se janë 2 ndeshje mjaft të vështira.

Trajneri Reja më ka mësuar shumë si të vendosem në fushë, si të vrapoj pa topin dhe me topin. Ndihem shumë mirë, i shpreh falënderime. Të vazhdojmë me këto ritme. Të futemi për të fituar në këto dy ndeshje, sepse kështu përmbushim qëllimet tona”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit