Reja i thuri elozhe, Bare komenton me këmbë në tokë!

10 Shtator 2019
23:31
back button

Keidi Bare, mesfushori i Shqipërisë, ka folur për RTSH në përfundim të ndeshjes së fituar kundër Islandës në kualifikueset për Euro 2020.

“Sot dhamë gjithçka në fushë dhe luajtëm shumë mirë me topin. Jam shumë i gëzuar për fitoren. Golat e pësuar? Humbëm shumë përqendrimin dhe kur kjo ndodh është normale që të pësosh gol”.

“Ku e shikoj veten? Shkallët nuk ngjiten dhjetë e nga dhjetë, por një e nga një. Me punë mund të arrish kudo. Unë luaj dhe vrapoj për ekipin. Fanella e kombëtares është lëkura ime e dytë. Kur shkoj në shtëpi dhe ndihem i lodhur, atëherë mendoj se kam dhënë gjithçka”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit