Barella: Nuk do ta harroj këtë vit. Me atë kam një miqësi të sinqertë

14 Shtator 2021
18:39
Denis Hakanaj
back button

Nicolo Barella ka folur për kanalin zyrtar të Inter-it në prag të ndeshjes së Champions League kundër Real Madrid.

“Goli i parë kundër Slavias së Pragës? Në San Siro kam provuar emocione shumë të forta, ka qenë e pabesueshme kur gjithë stadiumi ka festuar për golin tim. Akoma sot kam drithërima kur e kujtoj”, ka thënë Barella.

Për golin e shënuar me Italinë kundër Belgjikës:

“Vija nga një ndeshje e keqe dhe ai gol ka qenë i rëndësishëm për skuadrën. Ka hapur ndeshjen dhe na ka çuar në gjysmëfinale, një nga emocionet më të mëdha të një rrugëtimi fantastik. 2021-shi ka qenë një vit që nuk do ta harroj me lehtësi, i mbushur me emocione, me një kampionat dhe një Europian të fituar”.

Në lidhje me miqësinë me Marcelo Brozovic:

“Është një njeri i pastër, kemi një marrëdhënie të vërtetë dhe të sinqertë. Kuptohemi në fushë, më ndihmon gjithmonë dhe unë përpiqem gjithmonë t’i jap një dorë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit