Baresi: Jam me fat që jam tërhequr përpara se ai të niste të luante futboll!

9 Nëntor 2019
10:54
back button

Legjenda Franco Baresi ka folur në kuadër të ndeshjen Juventus-Milan, me italianin që ka ngritur në piedestal Cristiano Ronaldon. Ish-mbrojtësi i Milanit ka dhënë vlerësime të mëdha për portugezin, madje duke thënë se ndihet me fat që nuk ka luajtur kundër tij.

“Cristiano Ronaldo? Jam me fat që isha tërhequr kur ai nisi të luante futboll. E dimë që të gjithë se çfarë lojtari është dhe gjithmonë ai është në vendin e duhur. Shpesh e sheh që të shkojë në zonë pa top dhe duket jashtëzakonisht shumë e vështirë për ta markuar një lojtar si Ronaldo”, përfundoi fjalët e tij legjenda Baresi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit