Baresi: “Me fat, u tërhoqa para shpërthimit të tij! Duhet kufizuar si ne me Van Basten…”

7 Nëntor 2019
20:35
back button

Gjatë ceremonisë së prezantimit të librit “Gjithmonë Milan”, të zhvilluar këtë të enjte në “Piazza Duomo”, në Milano, legjenda kuqezi, Franco Baresi ka komentuar suksesin e “Djallit” gjatë epikës së presidentit Berlusconi, teksa ka folur edhe për cilësitë e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldo.

 “Berlusconi përçoi diçka të jashtëzakonshme. Ai solli një filozofi të re, duke deklaruar se dëshironte të arrinte në krye të botës në pak vite. Vinim nga vite të vështira dhe ishim skeptikë, por ai me idetë e tij inovative na dërgoi përtej kufijve të gjigantë”.

“Cristiano Ronaldo? Jam me fat që u tërhoqa përpara. E dimë të gjithë se sa i mirë është. I vështirë për tu markuar, sepse depërton pa top. Nevojitet ta kufizosh sikurse ne bënim në kohën tonë me Van Basten”, deklaroi ndër të tjera, Baresi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit