Barleti e Vllaznia me pikë të plota, Skënderbeu udhëheq Grupin B

1 Mars 2021
8:35
Gentian Spiri

Janë luajtur ndeshjet e javës së 3-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për femra, Grupet A dhe B.

Në Grupin A, vijon dueli në distancë mes Barleti Volley e Vllaznia, dy ekipe që kryesojnë me pikë të plota. Këto skuadra fituan edhe këtë javë, barletaset 3-0 ndaj Flamurtarit e shkodranet 3-0 ndaj mirditoreve. Në këtë grup spikat edhe fitorja e Apolonisë, 3-1 ndaj Elbasanit.

Në Grupin B, pas tri javëve të para befason ekipi i Skënderbeut, me 3 fitore dhe udhëheq renditjen me 9 pikë të plota. Këtë javë, korçaret fituan 3-0 ndaj Lushnjës. Pa probleme në ndeshjet e kësaj jave fitojnë edhe Tirana, 3-0 ndaj Teutës, e Partizani, që mposhti po 3-0 Korabin.

Siç dihet, në gjysmëfinalet e play off-it shkojnë dy ekipet e para të çdo grupi.

Volejboll – Femra, Grupi A (Java e 3-të)

Apolonia – Elbasani, 3-1

Barleti Volley – Flamurtari, 3-0

Vllaznia – Mirdita, 3-0

Renditja: Barleti Volley 9 pikë, Vllaznia 9 pikë, Apolonia 6 pikë, Flamurtari 3 pikë, Elbasani 0 pikë, Mirdita 0 pikë.

Volejboll – Femra, Grupi B (Java e 3-të)

Partizani – Korabi, 3-0

Teuta – Tirana, 0-3

Skënderbeu – Lushnja, 3-0

Renditja: Skënderbeu 9 pikë, Tirana 8 pikë, Partizani 7 pikë, Lushnja 3 pikë, Teuta 0 pikë, Korabi 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit