Barleti Volley i pathyeshëm, e mbyll fazën e parë me pikë të plota

7 Mars 2021
16:40
Gentian Spiri

Janë luajtur takimet e javës së 5-të dhe të fundit të fazës sëparë të kampionatit Kombëtar në volejboll për femra. Skuadra e Barleti Volley, që militon në Grupin A1, është skuadra e vetme që nuk ka asnjë pikë të humbur në këtë fazë të kampionatit, duke e mbyllur me 15 pikë të plota.

Skuadra e trajnerit Pogoni fitoi 3-0 ndaj Apolonisë, duke korrur suskesin e 5-të në po kaq takime të luajtura. Në vendin e dytë në këtë grup ndodhet Vllaznia, me 12 pikë, që fitoi 3-0 ndaj Flamurtarit. Suksesin e parë në kampionat korri Elbasani, që mundi 3-0 Mirditën, që 3 mbyll renditjen.

Në Grupin A2, Tirana e Partizani e mbyllën në krye fazën e parë, me nga 13 pikë secila, por bardheblutë udhëheqin falë fitores në ndeshjen direkte. Tirana fitoi 3-1 ndaj Lushnjës, ndërsa Partizani fitoi po 3-1 në Korçë ndaj Skënderbeut. Fiton edhe Teuta, suksesi i parë sezonal, që mundi 3-1 Korabin.

Volejboll – Femra, Grupi A1 (java e 5-të)

Vllaznia – Flamurtari, 3-0

Elbasani – Mirdita, 3-0

Apolonia – Barleti Volley, 0-3

Renditja: Barleti Volley 15 pikë, Vllaznia 12 pikë, Apolonia 9 pikë, Flamurtari 6 pikë, Elbasani 3 pikë, Mirdita 0 pikë.

Volejboll – Femra, Grupi A2 (java e 5-të)

Lushnja – Tirana, 1-3

Teuta – Korabi, 3-1

Skënderbeu – Partizani, 1-3

Renditja: Tirana 13 pikë, Partizani 13 pikë, Skëdnerbeu 10 pikë, Lushnja 6 pikë, Teuta 3 pikë, Korabi 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit