Barleti Volley me trajner të ri, pas 14 vitesh rikthehet në stol Artan Pogoni

16 Korrik 2019
13:43
Telesport
back button

Skuadra e Barleti Volley do të drejtohet nga trajneri Artan Pogoni sezonin e ardhshëm sportiv 2019-2020. Ka qenë vetë trajneri i njohur i volejbollit ai që ka konfirmuar rikthimin në stol pas 14 vitesh, ndërkohë që sot është zhvilluar edhe një konferencë për shtyp, ku është bërë prezantimi i Pogonit.

Rikthehem sërish në këtë detyrë pas 14 vitesh, një emocion i madh për mua. Jam i lumtur, pasi do të drejtoj një prej skuadrave më të mira në vend. Natyrisht e nis këtë detyrë me objektiva të qarta dhe me pasionin e madh për këtë sport”, u shpreh për “Telesport.al” trajneri Artan Pogoni.

Ai konfirmoi se për momentin do të vijojë punën me grupin aktual të vajzave që ka në dispozicion, por gjatë sezonit në vijim mund të ketë edhe ndryshime. Pogoni do të zërë vendin e trajnerit Hasan Gurabardhi, që tashmë nuk do të jetë më në krye të ekipit barletas.

Unë shpresoj shumë të rikthej Barletin kampion, ndaj vendosa të vesh sërish tutat e trajnerit. Kemi një grup të mirë vajzash dhe besoj se do të dimë të krijojmë një ekip simpatik, që do të rivalizojë sezonin e ri”, tha Pogoni, që prej vitesh ka qenë pedagog pranë Akademisë Barleti Volley.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit