Bartomeu acaron Messin: Duhet të krenohemi që e mbajtëm!

19 Shtator 2020
19:06
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thyer heshtjen dhe ka folur në lidhje me të ardhmen e klubit. Ai prek dhe pika mjaft interesante për katalanasit siç ishte konflikti i tij me kapitenin Lionel Messi.

Argjentinasi nuk është aspak i kënaqur që qëndroi te skuadra e Barces, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Bartomeun. “Si president nuk do të hyj në konflikte me Leo Messin. Ai flet nga fusha, siç e kemi parë të gjithë. Është një çështje e mbyllur.

“Nuk mund të lejoj, si çdo person i bordit dhe stafit teknik, që të lejoj të largohet futbollisti më i mirë në botë. Gjërat duhet të diskutohen në shtëpi. Ne duhet të mbështesim skuadrën dhe lojtarët tanë. Duhet të përgëzojmë veten që Messi është ende me ne. Ai është i kënaqur me Koeman. Ne duam që ai të mbyllë karrierën me ne dhe projekti do të ndërtohet rreth tij”, – tha numri një i klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit