Bartomeu nuk i shpëton dot gjykimit, mocioni kundër tij më 15-16 nëntor

22 Tetor 2020
12:20
Alfred Lleshi
back button

Barça iu përgjigj menjëherë deklaratave të Miquel Samper, i cili i kishte dhënë dritën jeshile votimit të mocionit të mosbesimit karshi drejtuesve të klubit, duke respektuar protokollin e nevojshëm. Jordi Cardoner, nënkryetar i zonës sociale të Barcelonës, e bëri të qartë se, në funksion të rregullimeve të protokollit sanitar që duhet, votimi do të vonohet të paktën 15 ditë. Data e re më e mundshme për mocionin e mosbesimit është 15-16 nëntori.

“Klubit i duhen 15 ose 20 ditë për t’u organizuar në mënyrë logjistike. Është e parealizueshme për arsye logjistike që votimi të bëhet më 1 ose 2 nëntor. Nëse të martën, Ministria e Shëndetësisë na konfirmon dhe ne biem dakord mbi protokollet, atëherë votimi mund të bëhet të dielën e 15, ose të hënën e 16 nëntorit”, – tha Cardoner. Ndërkohë, vlerësohet se do të ishin 40.000 ose 50.000 njerëz, ata që mund të votonin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit