Barty e Djokovic për të dytin vit me radhë e mbyllin sezonin në vendin e parë

23 Nëntor 2021
10:05
Gentian Spiri

Pas përfundimit të WTA dhe ATP Finals, turneve të fundit të këtij viti për femra dhe meshkuj, është publikuar renditja e fundit e tenistëve për këtë fundvit.

Novak Djokovic për meshkuj dhe Ashleigh Barty për femra e mbyllin vitin në vendin e parë, ashtu sikurse edhe vitin e kaluar.

Rafael Nadal ka zbritur në vendin e gjashtë, ndërsa Roger Federer renditet i 16-ti. Të dy këta tenistë nuk luajnë prej disa muajsh.

Renditja – “Top-5” Meshkuj

1-Novak Djokovic, 11.540 pikë

2-Daniil Medvedev, 8.640 pikë

3-Alexander Zverev, 7.840 pikë

4-Stefanos Tsitsipas, 6.540 pikë

5-Andrey Rublev, 5.150 pikë

Renditja – “Top-5” Femra

1-Ashleigh Barty, 7.582 pikë

2-Aryna Sabalenka, 6.380 pikë

3-Garbine Muguruza, 5.685 pikë

4-Karolina Pliskova, 5.135 pikë

5-Barboba Krejcikova, 5.008 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit