Barty triumfon në Kinë, e mbyll vitin 2019 në krye të renditjes

8 Nëntor 2019
10:01
Gentian Spiri

Tensitja australiane Ashleigh Barty e ka mbyllur vitin 2019 në krye të renditjes botërore. Ajo ndodhet në vendin e parë me 7.851 pikë, e shkëputur ndjeshëm nga rivalet (Pliskova e dyta me 5.940 pikë).

Barty krijoi këtë diferencë të amdhe edhe falë triumfit që arriti në finalet e WTA Masters, që u zhvilluan në Shenzen në Kinës. Në këtë turne, tenistja australiane mundi 2-0 (6-4, 6-3) në finale ukrainasen Elina svitolina.

Renditja – Femra, “Top-5”

1-Ashleigh Barty, 7.851 pikë

2-Karolina Pliskova, 5.940 pikë

3-Naomi Osaka, 5.496 pikë

4-Simona Halep, 5.462 pikë

5-Bianca Andreescu, 5.192 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit